Powered by Invision Power Board


Pages: (3) [1] 2 3   ( Go to first unread post ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Lajme nga Futbolli Nderkombetare, Tranferimet e lojtarve, Kritikat etj...
charlie
Posted: August 06, 2006 12:32 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Ju Kisha lutur te gjithve atyre qe kane ndonje lajme apo ndonje transferim i ri i ndonje lojtari per futbollin nderkombetare qe te shkruajn ketu e jo te hapin tema te reja ...biggrin.gif




Mourinjo: Transferta e Kolit, brenda rregullave


Trajneri i "bluve" tė Londrės, vazhdon tė kėmbėngulė pėr mbrojtėsin e Arsenalit:

Hoze Mourinjo, deklaroi se ėshtė i gatshėm tė presė Eshli Kolin te Ēelsi dhe nėnvizoi se klubi po vepron sipas rregullave. Bėhet fjalė pėr njė prej transferimeve mė kontradiktore nė historinė e Premierligės, pasi mbrojtėsi ka shfaqur hapur dėshirėn pėr tė ikur nga Arsenali, por topēinjtė s'duan ta lėshojnė lirė. Arsenali refuzoi ofertėn e parė tė Ēelsit, prej 16.5 milion sterlinash dhe pretendojnė 25 milion. Saga e transferimit po bėhet gjithnjė e mė e zhurmshme, aq mė tepėr, qė Koli deklaroi se s'do tė veshė mė bluzėn e Arsenalit. Pėr herė tė parė Mourinjo ka folur hapur pėr ēėshtjen, duke thėnė se Ēelsi nuk do tė mbahet peng nga Arsenali dhe se kalimi i Eshlit do tė jetė transparent. "Mendoj, se kush ka bėrė gabime nė tė kaluarėn, nuk do t'i pėrsėrisė kėtė sezon. Iu afruam lojtarit nė mėnyrė tė drejtė. Arsenali e di qė jemi tė interesuar. Ne e dimė qė lojtari i pėrket Arsenalit. Gjithashtu e dimė, qė ata kanė kompetencėn pėr tė vendosur. Ne bėmė njė ofertė dhe nėse ata e pranojnė, atėherė do tė ulemi nė bisedime me lojtarin, qė ta sjellim nė klubin tonė. Por, nėse Arsenali nuk pranon, atėherė nuk do tė bisedojmė me Eshlin dhe aty mbyllet kjo histori. Pra, nuk jemi nė njė situatė, e cilėsuar nga disa, sikur "po marrim kalanė nga brenda". Ēėshtja e Kolit, nuk ka asnjė ngjashmėri me atė tė Uilliam Galasit. Nuk ka klube fantazmė apo oferta fantazmė. Gjithēka ėshtė shumė e qartė",- ka bėrė tė ditur Mourinjo. Mourinjo i ėshtė pėrgjigjur pėr herė tė parė edhe deklaratave tė Fergusonit, gjatė njė fjalimi nė Afrikėn e Jugut, ku akuzonte Ēelsin se "po shkatėrron lojėn e futbollit". Mourinjo deklaroi: "Unė besoj, se me mėnyrėn si po stėrvisim dhe si po ndėrtojmė skuadrėn, ne po e pėrmirėsojmė cilėsinė e futbollit dhe jam i bindur, se do tė jemi njė kėnaqėsi mė shumė pėr kėtė lojė



Shevchenko: Do ta mbyll karrieren te Ēelsi

Andri Shevēenko ka dekalruar se do tė dėhsironte ta pėrfundonte karrierėn tek Ēelsi. Sulmuesi i ukrainės udhėtoi nga Minalo nė "Stamford Bridge", pasi e filloi karrierėn e tij e Dinamo e Kievit. "Kam luajtur vetėm pėr dy klube dhe ky do tė jetė i treti, - tha Shevēenko. - Shpresoj qė ky do tė jetė klubi ku dotėmbyll karrierėn, pasi asnjėehrė nuk i dihet. Shpresoj tė ndihem i lumutr pėr kohėn qė do tė qėndroj kėtu".


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 06, 2006 12:35 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Odo: Ah, sikur tė vishesha kuqezi!


Ligė kampionesh dhe merkato! Ja dhe hapi i parė i Milanit, qė ėshtė duke bėrė kėtė sezon. Ndeshja e paraeliminatores kundėr Crvena Zvezdės ėshtė njė takim shumė i rėndėsishėm, por dhe tepėr delikat. Ėshtė njė ndeshje, qė po ta kalosh me sukses tė hap rrugėt e hyrjes nė tregun e merkatos. Pėrveē tratativės pėr Bufonin dhe tė lojtarėve tė tjerė, siē janė Ibrahimoviē dhe Krespo, qė mbeten nė plan tė parė pėr kuqezinjtė, mbetet gjithmonė e hapur pista pėr tė pėrvetėsuar Masimo Odon. "Milani ėshtė skuadra qė mė ka lejuar tė lėviz nė pista tė mėdha tė futbollit. Mirė ose keq, kam ngelur gjithmonė milanist",- thotė lojtari qė dėshiron tė largohet nė njė deklaratė pėr Tele Lombardia. Milani ėshtė njė klub i madh, prandaj nuk do ta hidhja kurrė njė mundėsi tė tillė.
- Pėr kėtė lojtar kėrkohen 10-12 milion euro? Po qe se njė si puna e Kanavaros ėshtė paguar nga Real Madriti 7 milion, nuk e shikoj tė arsyeshme, qė njė si Odo tė paguet 12 milion



Bonera: Milani, maksimumi pėr mua

Daniele Bonera nuk u beson ende syve. Ai rrėfen se kur e telefonuan pėr t'i thėnė tė pėrgatiste valixhet, sepse e priste Milani, ai mendoi se ishte njė shaka. Sot horizontet e tij kanė ndryshuar. Dhe ish-mbrojtėsi i Parmės i tregon me njė emocion tė dukshėm nė Milanelo: "Vetėm fakti qė kam shkelur nė qendrėn sportive tė kuqezinjve, ėshtė diēka e magjishme pėr mua", - ka pohuar ai. Ai i fėrkon sytė dhe tregon mirė atė qė ndodhi: "U befasova kur e mėsova lajmin, sepse vėrtet Milani mė kishte kėrkuar nė tė kaluarėn, por kėsaj here ishte si njė rrufe nė qiell tė pastėr. Kam qenė i grumbulluar me Parmėn qė prej 15 ditėsh dhe kur mė mbėrriti telefonata, po ēlodhesha. Mendova se ishte njė shaka, por ja qė ėshtė e vėrtetė dhe ndihem i emocionuar.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 06, 2006 12:37 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Juventus i vendos ēmim Ibrės: 40 milionė euro


Juvja vazhdon t'i deklarojė tė pashitshėm yjet e saj, por para pak ditėsh ėshtė fiksuar pėr herė tė parė ēmimi i Zllatan Ibrahimoviēit: 40 milionė euro. Ky ēmim ėshtė paraqitur vetėm nė formė propozimi nga disa drejtues, kėshtu qė s'ėshtė zyrtar. Por mbetete gjithsesi njė shifėr e jahstėzakonshme pėr treguan aktual. Nga njėra anė mund tė konsiderohet si njė pėrgjigje provokuese pėr tė ngjallur reagimin e blerėsve. Por ėshtė edhe njė sinjal i qartė se "valsi" i sulmuesėve po afron. Dhe nuk ka asgjė pėr t'u habitur qė pėr tė ėshtė interesuar edhe Milani, i cili ka nisur tė kėrkojė pėrforcime pas vendimit disi shfajėsues tė Gjykatės federale. Dhe hyrja e kuqezinjve nė skenė e shqetėson Interin, qė ka kohė qė po i ndjek gjurmėt e suedezit. Kėshtu qė derbi ka nisur tashmė, paralelisht me sulmin e lojtarit suedez dhe tė agjentit tė tij Raiola.



Juventus, kėmbim Zebina-Bumsong?


Trajneri i Juventusit, Didiė Deshamp, ka kėrkuar disa mbrojtės francezė pėr skuadrėn e tij tė re. Ish-lojtari bardhezi, duke qenė se bisedimet pėr tė marrė nga Monakoja tė preferuarin e tij, Gael Zhive, po hasin nė disa pangesa, tani e ka pėrqendruar vėmendjen te Zhan-Alen Bumsongu, qendėrmbrojtėsi i Njukasėllit. Kėtė e bėnte tė ditur "Tuttosport"-i, sipas sė cilit marrėveshja mund tė realizohet pėrmes njė kėmbimi me Zebinanė. Bumsongu, 26 vjeē, qė ka lindur nė Duala tė Kamerunit, por qė ka pasaportė franceze, pas katėr sezonesh me Okserrin kaloi nė Skoci te Gllasgou Rejnxhėrs dhe mė pas u transferua te Njukasėlli. Domeneku e mori me vete nė botėror, por nuk e aktivizoi.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 06, 2006 12:44 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Reali, pranė nėnshkrimit me Diarranė


Real i Madridit, duket se ėshtė shumė pranė nėnshkrimit me "yllin" e Lionit, Mahamadu Diarra, sipas lajmeve qė vijnė nga Franca dhe nga Spanja. Lojtari i pėrfaqėsueses sė Malit, konsiderohet si njė nga mesfushorėt mė tė mirė nė Europė dhe nė botė, dhe pėr tė fituar shėrbimin e tij, ėshtė interesuar edhe Manēester Junajtid. Diarra e ka parė gjithmonė Realin si destinacionin e tij ideal dhe duket se qetėsia e tij ka marrė shpėrblimin e duhur, pasi "gjigantėt" spanjollė, kanė hapur bisedimet pėr tė transferuar mesfushorin lionez. Lioni, kėrkon sė paku 30 milion euro pėr afrikanin, por Reali nuk ėshtė i prirur tė ofrojė mė shumė se 25 milion euro, por, megjithatė, Pablo Garsia dhe Karlos Diogo mund tė kalojnė nė Francė, pėr tė ulur disi nivelin e ofertės sė spanjollėve. Sipas burimeve, Diarra do tė nėnshkruajė me Realin javėn e ardhshme, ku mendohet se do tė nėnshkruhet edhe me sulmuesin e Arsenalit, Hose Antonio Rejes. Reali dėshiron tė pėrmbyllė nėnshkrimin sa mė shpejt tė jetė e mundur, por Arsenali nuk po pranon ofertėn e tyre deri nė kėto momente, por pėrsėri mendohet se spanjollėt do tė pėrfshijnė lojtarė nė pronėsinė e tyre, pėr tė bindur londinezėt. Mendohet, se pėrveē njė shume parash, do tė ofrohet edhe braziliani Hulio Baptista, njė ofertė, tė cilės Arsen Venger do ta ketė tė vėshtirė t'i thotė jo.




Ronaldinjo, me Barēėn deri nė fund!


Ronaldinjo ka kėmbėngulur se do tė vazhdonte tė luante me Barcelonėn, pas lajmeve qė vijnė nga Italia se Milani u ka ofruar njė ofertė "gjigante" katalanasve pėr tė fituar shėrbimin e "yllit" brazilian. Ai ka njė ofertė me klubin e "Camp Nou", e cila skadon nė vitin 2014 dhe dėshiron tė qėndrojė. Megjithatė, ai ka deklaruar se ėshtė shumė i kėnaqur nga gjithė interesi qė po tregohet pėr tė. "Barcelona ėshtė vendi ideal pėr mua dhe asgjė nuk ka ndryshuar nė mendjen time, - tha Ronaldinjo. - Kėtu ndihem jashtėzakonisht i lumtur dhe nuk po mendoj pėr asgjė tjetėr, veēse tė luaj me kėtė klub tė mrekullueshėm. Jam plotėsisht i qetėsuar. Nuk jam nė dijeni nėse kanė pasur kontakt me vėllain tim (agjenti i tij), por ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi e veēantė kur merr vesh qė klube tė mėdha me tifozė tė mrekullueshėm, janė pas teje dhe admirojnė punėn qė bėn. Kėto janė ato gjėra qė mė motivojnė tė punoj mė shumė". Pasi fitoi kampionatin spanjoll, Ligėn e Kampioneve dhe ēmimin "Lojtari mė i mirė i vitit" nė sezonin e kaluar, Ronaldinjo ėshtė i bindur se edhe ky sezon do tė jetė po aq i suksesshėm sa ai i kaluari. "Kishim njė skuadėr tė fuqishme dhe tani jemi akoma mė tė fortė, - tha ai duke iu referuar lojtarėve tė sapombėrritur si Eidur Gudjohnsen, Lilian Turam dhe Xhanluka Zambrota. - Ajo qė ndodhi me Brazilin nė Kupėn e Botės, mė ka trishtuar shumė, por tani ato momente i pėrkasin sė kaluarės dhe mezi po pres tė filloj sezonin e ri me Barcelonėn, nga i cili pres tė fitoj shumė trofe". Klubi katalanas do tė luajė nė njė takim pėrgatitor kundėr Club Tigres nė Monterrei. Kjo do tė jetė ndeshja e parė pėrgatitore e turit nė Meksikė dhe Amerikė. Mbi 30 mijė tifozė janė mbledhur pėr tė ndjekur seancėn e parė stėrvitore tė Barēės, nė tė cilėn janė stėvitur tė gjithė "yjet" e skuadrės katalanase. Turami dhe Zambrota do tė bashkohen me skuadrėn nė Shtetet e Bashkuara pėr ndeshjen pėrgatitore kundėr Ēivas Guadalaharas, e cila do tė zhvillohet nė Los Anxhelos ditėn e hėnė, mė 7 gusht.






--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 07, 2006 12:03 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Krespo Ibra Toni, "reaksion zinxhir"

Interi dhe Milani pėrgatiten pėr tė bėrė njė duel sė bashku. Juvja heq dorė nga Lukareli, dėshiron tė mbajė Trezegenė


Mbasi mbyllet java me njė rezultat 0-0, shpresojmė tė hapet ajo javė qė premton gola. Dhe ēfarė golash! Protagonistėt mund tė jenė Krespo, Ibrahimoviē, Lukareli dhe Toni. Katėr zotėrinj qė dinė shumė mirė ta hedhin topin nė rrjetė. Protagonistėt pėr projektet kryesore tė skuadrave italiane. Ata qė shumė ekipe tė mėdha do tė dėshironin t'i kishin pranė. Por tashmė tratativat kanė pėrfunduar. Tė tjera spostime mund tė sjellin njė ērregullsi nė tė gjithė merkaton. Ja se si.
Krespo. Karlo Anēeloti, si sponsori i parė i Krespos, dje nė mėngjes ka qenė i shqetėsuar. Nga klubi i zikaltėrve vinin ngacmime pėr sulmuesin. Por pėr kėtė Hernani e ka qetėsuar, duke thėnė se nuk do tė pranojė asnjė ofertė nga klubi i Interit. Argjentinasi, qė tani ėshtė me njė pasaportė italiane, ka thėnė qė tek Anēeloti do tė kthehej me kėnaqėsi. Dhe tani Milani pėrgatitet pėr hapin e parė. Argjentinasi ėshtė i frikėsuar edhe nga Zllatan Ibrahimoviē, sepse siē duket dėshirat e klubit kuqezi pėr ta bėrė tė vetin suedezin, ėshtė shumė e madhe. Por Milani ėshtė i aftė t'i marrė qė tė dy. Edhe Interi mund tė mendojė pėr njė blerje dopjetė. Pėrveē Tonit mund t'i bėjė njė ofertė edhe Krespos, nė rast se Martinsi do tė largohej. Destinacioni i tij i mundshėm do tė ishte Portsmuthi, me njė vlerė rreth 15 milionė euro, por vetė lojtari nuk dėshiron tė largohet nga Milano. Nė njė deklaratė pėr shtyp, Manēini ka thėnė: "Krespo na intereson, por si tė gjithė lojtarėt e tjerė".
Ibrahimoviē. Ėshtė java e tij. Ēėshtja me Juven ėshtė akoma pezull. Nga Torino konfirmojnė qė nuk kanė pasur ndonjė kėrkesė, por dinė qė Ibra ka njė dėshirė tė madhe pėr Milanin dhe Interin. Pra presin ndonjė lėvizje pėr ndonjė tratativė. Me sa duket, ajo e kuqezinjve ėshtė njė lėvizje mė bindėse, ndėrsa ajo e zikaltėrve duket pak mė e largėt. Kjo, pėr shkak se Interi ėshtė i interesuar mė shumė pėr Luka Tonin. Tė martėn Juvja e pret. Agjenti i tij, Raiola, ėshtė duke pritur nė Torino. Tentativa e fundit do tė jetė njė kontratė deri mė 2010-n, me njė shumė nga 1,7 deri nė 4,5 milionė euro. Por me pak shpresa, sepse vetė agjenti Raiola thotė: "Prej muajsh bardhezinjtė e dinė mirė qė ai dėshiron tė largohet, edhe pse ofertat nuk kanė munguar". "Nė qoftė se nuk dėshiron tė qėndrojė, atėherė ėshtė e kotė qė ne ta mbajmė me forcė", - ka thėnė presidenti Koboli Xhijli, ku me kėto fjalė duket se ėshtė dorėzuar. Me siguri Juvja kėrkon qė pasi ta ketė shitur Ibrėn, tė mbajė Trezegenė. Pėr ta bėrė kėtė gjė, pėrveē presionit nga Deshampi, ėshtė e mundur njė kontratė e re. Pėrveē njė zgjatjeje kontrate deri mė 2010-n me 4,5 milionė euro nė sezon, kemi edhe njė shpėrblim me 200 mijė euro pėr lojtarin. Edhe pėr kėtė lojtar, takimi ėshtė caktuar pėr tė martėn.
Lukareli. Sa pėr tė thėnė, sulmuesi i Livornos ėshtė nė polemikė me Aldo Spinelin. Kjo pėr shkak se lojtari dėshiron mė shumė euro. Ai ka konfirmuar se deri nė datėn 16 nuk do tė stėrvitet me ekipin. Datė kjo e miqėsores sė Italisė nė Ardenca. Por pas miqėsores do tė kėrkojė tė shkojė te Juvja. Spineli dje ka thėnė: "Nuk e lėshojmė, sepse ai ėshtė i Livornos. Kristiano do tė meritonte edhe mė shumė, pėrveē parave. E kuptojmė qė kjo ėshtė njė kėrkesė, por unė nuk dua ta shmang. Nuk mund tė ekzistojė njė Livorno pa lukarelin. Po iku ai, do tė largohesha edhe unė. Pra nėse Juvja do tė vijė tė flasė me mua, unė do t'i them jo. Edhe sikur tė ma kėrkonin me forcė, unė nuk do tė largohesha nga Livorno". Duke dėgjuar drejtuesin sportiv tė Juves, Seko thotė i dorėzuar: "Tė mos kthehemi mė prapa. Menjėherė sapo tė marrim Ibrėn ose Trezegenė, tė mendojmė pėr njė sulmues tė ri dhe stabėl. Tė shohim se si do tė ndryshojė skenari pas datės 16.
Toni. "Sulmuesi qėndron kėtu", ka replikuar Diego Dela Vale. Asgjė Interi. Por ēėshtja nuk ėshtė mbyllur. Tė enjten, Toni ka kėrkuar njė takim me klubin. Tė martėn nė San Piero, Dela Vale do tė bėjė njė takim me tė gjithė lojtarėt, ku ballafaqimi me Tonin do tė jetė edhe mė i ashpėr. A ia vlen ta mbajnė? Po Dela Vale do tė dorėzohet? Si do tė reagojė Firence? Si mund tė zėvendėsohet njė lojtar i tillė? Tė gjitha kėto pyetje mund tė kenė njė pėrgjigje kėtė tė martė. Por makthi do tė vazhdojė deri nė fund, kur tė mbyllet merkatoja. Nė kėtė kohė, Korvino i hedh njė sy merkatos pėr tė parė ndonjė alternativė. Ideja pėr Krespon ėshtė nė ajėr. Me sa duket, objektivi i vėrtetė ėshtė Amauri. Kėtė lojtar Kievo do ta lėshonte pas paraeliminatores sė Ligės sė Kampioneve. Kushton 8 milionė euro dhe i pėlqen edhe Palermos. Njė emergjencė do tė ishte edhe Kaēia, megjithatė nuk do tė quhej zėvendėsi i Tonit, por vetėm njė investim pėr tė ardhmen. Anēeloti i telefonon argjentinasit, ku pėr tė janė dyert e hapura. Juvja, me sa duket, heq dorė nga Zllatan Ibrahimoviē, ku ata tė Milanit mezi e presin.



Galiani: Kaka-Real? Tė mėrkurėn luan nė Champions

Drejtuesi kuqezi e mohon largimin e brazilianit pėr nė Spanjė


Adriano Galianit, zv.presidentit tė Milanit, i cili ėshtė pezulluar me 9 muaj nga detyra e tij nga drejtėsia sportive, pėr shkak tė ēėshtjes "Calciopoli", i kanė ardhur nė majė tė hundės thashethemet lidhur me transferimin e mundshėm tė Riki Kakasė nga kuqezinjtė te Reali i Madridit: "Tė mėrkurėn ai do tė luajė nė Ligėn e Kampioneve dhe kėshtu qė mė nė fund kėto zėra mund tė heshtin pėrgjithnjė." Gjatė ndėrhyrjes sė tij telefonike pėr njė radio lokale milaneze, drejtuesi i "Djallit", Adriano Galiani, ka bėrė njė pėmbledhje tė situatės sė kampionit brazilian tė kuqezinjve: "Tė mėrkurėn Kakaja do tė luajė nė Ligėn e Kampioneve ndaj Crvena Zvezdės dhe kjo histori do tė marrė fund. Nuk ėshtė normale qė Kalderoni, Mijatoviēi dhe Baldini flasin vazhdimisht pėr Kakanė, sepse ai do tė qėndrojė te Milani. Unė kam shumė respekt pėr historinė e klubit spanjoll, por jo pėr drejtuesit e tij aktualė. Kėta drejtues nuk janė nė lartėsinė e duhur dhe nuk i shkojnė pėr shtat njė klubi aq prestigjioz sa ē'ėshtė Reali i Madridit."
Lidhur me lajmet e botuara nė Spanjė dy ditė mė parė, ku shkruhej se Kakaja dhe babai i tij janė takuar me disa pėrfaqėsues tė Real Madridit, ka reaguar edhe vetė futbollisti kuqezi, Rikardo Izekson Dos Santos Leite "Kaka", i cili e ka pėrgėnjeshtruar kategorikisht qė tė ketė dhėnė ndonjė deklaratė pėr shtypin. Ai ka theksuar nga ana tjetėr se nuk ėshtė takuar dhe nuk ka folur kurrė me asnjė eksponent tė klubeve tė tjera dhe se qėllimi i tij i vetėm ėshtė tė qėndrojė te Milani.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 07, 2006 12:08 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Ēelsi gjunjėzohet pėrpara "All Stars" ve

Nuk e ka mbyllur ashtu siē e mendonte Hoze Mourinjo fazėn parapėrgatitore


Programi parasezonal i Ēelsit ėshtė mbyllur me zhgėnjim. "Blutė" janė mundur 1 0 nga skuadra "All Stars" dhe mesfushori Xho Kol pėsoi njė dėmtim nė gju. Goli i vetėm nė "Toyota Park", nė afėrsi tė Ēikagos, u shėnua nga sulmuesi i kombėtares kanadeze, Duejn De Rozario, qė mposhti portierin rezervė Hilario nė minutėn e 70-tė, me njė gjuajtje nga 18 metra. Kjo ndeshje shėnoi edhe fundin e udhėtimit tė kampionėve anglezė nė SHBA, ku pėrfshihej edhe njė sėrvitje intensive njėjavore nė Los Anxhelos. Trajneri Hoze Mourinjo tha se nė kėmbėt e lodhura tė futbollistėve ndihej stėrvitja e rėndė 7 ditore. "Ndeshjen e fitoi skuadra me gjendjen mė tė mirė fizike. Ata ishin mė tė shpejtė dhe mė tė zgjuar nė lojė, ndėrkohė qė ne u shfaqėm tė lodhur, tė ngadaltė dhe lojtarėt e mi e patėn tė vėshtirė tė ruanin ritmin edhe nė 45 minutat e dyta. Rezultati nuk ishte ndonjė surprizė", - ėshtė shprehur Mourinjo pėr gazetarėt. Lojtari i kombėtares angleze, Xho Kol, ka dalė duke ēaluar nga fusha vetėm pas 5 minutash nga hyrja si zėvendėsues nė pjesėn e dytė. Ai ėshtė larguar me paterica nga stadiumi dhe do t'u nėnshtrohet analizave, pasi ekipi tė kthehet nė Londėr. "Problemi i ditės sė sotme ka qenė vetėm Koli, - tha Mourinjo dje. - Unė nuk jam doktor, sepse nuk ėshtė zanati im, por tė gjithė jemi tė shqetėsuar pėr dėmtimin e tij". Dy lojtarėt e sapoblerė, Mikael Balak dhe Andrei Shevēenko, e nisėn takimin qė nė minutėn e parė. Shevēenko, qė po riaftėsohet nga njė dėmtim nė gju, u duk mjaft i fortė fizikisht, ndėrsa pėr Balakun ka shėrbyer si ambientim kolegu i mesfushės, Frenk Lampard. Nė minutėn e 28-tė, Balaku nxori sulmuesin Drogba nė pozicion tė pastėr shėnimi, por gjuajtja e sulmuesit nga Bregu i Fildishtė u anulua pėr pozicion jashtė loje. Dy tė rinjtė, Salomon Kalu dhe Jon Obi Mikel, kanė veshur pėr herė tė parė bluzėn e Ēelsit nė pjesėn e dytė. Ata ishin dy nga gjashtė zėvendėsimit qė Mourinjo bėri nė pushim tė ndeshjes. Vetėm Lampardi, Xhon Terri, Mishel Esien dhe Zheremi luajtėn 90 minuta. Ndeshja u ndez vetėm pas golit tė De Rozarios. Ēelsi shtyu pėrpara pėr tė barazuar, por goditja me kokė e Arjen Robenit kaloi ngjitur me shtyllėn nė minutėn e 90-tė dhe gjuajtja e Rikardo Karvaljos nė kohėn shtesė u shpėtua nė vijėn fatale nga portieri Xho Kenon. Ēelsi do tė luajė nė Holandė me Fejėnordin tė martėn, do tė presė Sėlltikun nė "Stamford Brige" tė mėrkurėn dhe do tė pėrballet me Liverpulin nė "Community Shiel" tė dielėn.



Manēesteri fiton turneun e Amsterdamit


Manēester Junajtid fitoi turneun e Amsterdamit, pasi mundi Ajaksin 1 0, por ishte njė fitore qė i kushtoi shtrenjtė. Majkėll Kerrik, lojtari i sapoblerė i kombėtares, pėsoi njė dėmtim nė nyjė dhe u largua nga fusha me barrelė. Trajneri Aleks Ferguson u shpreh pas ndeshjes: "Kerriku do tė bėjė njė pushim prej disa javėsh". Pėr Kerrikun ishte vetėm ndeshja e dytė me bluzėn e "Djajve", qė pas transferimit pėr shumėn e 18.6 milionė stėrlinave nga Totenhemi. Pas dėmtimit, lojtari luajti edhe 16 minuta, por pastaj nuk mund tė duronte mė dhimbjet. Goli i fitores u shėnua nga Gigsi dhe erdhi nga njė goditje dėnimi 14 minuta para fundit. Topi goditi shtyllėn dhe hyri sėrish nė lojė, por gjyqtari anėsor e akordoi gol, pasi, sipas tij, e kishte kaluar vijėn fatale. Tė premten Manēesteri mundi 3 1 Porton, por Runi dhe Skolsi u ndėshkuan me karton tė kuq. Vendin e dytė e zuri Interi qė mundi 3 1 Porton tė shtunėn, me tė tre golat e shėnuar nė pjesėn e parė.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 07, 2006 12:11 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Lampard: Barēa, skuadra ime e radhės


Mesfushori i Ēelsit, Frank Lampard, e ka pranuar qė dėshiron tė bashkohet me Barcelonėn, nėse do tė largohet nga "Stamford Bridge". Zėrat pėr kalimin te Barēa lindėn kur Lampardi bisedoi me Ronaldinjon pas eliminimit tė Ēelsit vjet nga Liga e Kampioneve. Kontrata e Lampardit me Ēelsin skadon nė vitin 2009.



Kapelo, i kėnaqur nga ecuria e skuadrės

Trajneri i "merengesve", Fabio Kapelo, ėshtė shprehur i kėnaqur me progresin e skuadrės


Faza pėrgatitore e Realit po rezulton mėse e kėnaqshme. Pas takimit miqėsor, ku madrilenėt mundėn Rexhinėn 1-0, dhe pas mbarimit tė turit nė Austri, Fabio Kapelo ka deklaruar se ėshtė shumė i kėnaqur me sjelljen e lojtarėve: "Ata luftuan dhe e vunė nė rrezik disa herė kundėrshtarin. Terreni nuk ishte nė gjendje tė mirė pėr tė luajtur ftuboll. Skuadra bėri atė qė mundi. Pėrveē gjendjes sė rėnduar tė terrenit tė lojės, pjesa e parė ishte mė e mirė, sepse lojtarėt qė luajtėn, ishin stėrvitur mė shumė nė kėtė fazė parapėrgatitore. Ata qė janė bashkuar nė momentet e fundit kanė disa probleme, por unė kam thėnė gjithmonė qė kėto miqėsore nuk janė teste, por seanca stėrvitore dhe duhet tė jemi mė shumė tė duruar. Tė presim pak mė gjatė pėr tė arritur deri aty, sa tė japim konkluzione. Ėshtė normale qė kėmbėt nuk do tė pėrgjigjen siē duhet kur je i lodhur. Nė debutimin e tij me fanellėn e re, Van Nistėlroi ishte shumė i qetė, ashtu si lojtarėt qė u hodhėn nė fushė pjesėn e dytė. Lajmi mė i keq ėshtė se Guti u dėmtua nė dorė. Ai do tė ketė mudėsinė pėr t'u stėrvitur, por tė luajė nė njė ndeshje ēfarėdo, do tė jetė e vėshtirė. Duhet tė presim dhe tė shikojmė se ēfarė do t'i thonė tė nesėrmen nė spital. Ne fituam, por dua tė pėrsėris se pjesa e parė ishte mė e mirė se e dyta. De la Red po luan nė tė njėjtin nivel me pjesėn tjetėr tė lojtarėve. Nė kėtė moment nuk kemi shumė lojtarė, kėshtu qė ai po luan, sepse ėshtė njė futbollist me shumė cilėsi. Sė shpejti do tė marrim vendimin nėse ai do tė vazhdojė tė jetė nė skuadrėn e parė. Kasano, Raul dhe Guti... Pashė njė skuadėr gjatė pjesė sė parė. Kam punuar me kėto dy skuadra tė ndryshme nė stėrvitje dhe insistoj se tė dyja janė tė mira nėse luajmė futboll tė shpejtė dhe nėse do tė mbajmė njė gjendje tė mirė fizike pėr tė pėrballuar kampionatin dhe kompeticionet e tjera. Tani duhet tė rikthehemi pėrsėri nė Madrid, por duhet tė vazhdojmė tė stėrvitemi me tė njėjtat nivele. Do tė zhvillojmė dy seanca stėrvitore nė ditė. Nė kėtė mėnyrė, lojtarėt qė luajtėn nė botėror, do tė arrijnė nė nivelin e tė tjerėve dhe do tė jenė tė maksimum kur tė fillojė kampionati. Nuk mund tė nxjerrim konkluzione nga ndeshje tė tilla, por dua tė nėnvizoj se jam i kėnaqur nga puna qė kanė zhvilluar lojtarėt. Pashė njė skuadėr qė luftoi fort dhe u mundua ta vendosė nė vėshtirėsi kundėrshtarin. Mendoj se duhet tė presim edhe dy muaj pėr tė qenė tė aftė pėr tė gjykuar pėr gjendjen e lojtarėve". Kapelo e ka pėrcaktuar fazėn parapėrgatitore tė kaluar nė Austri, si tė suksesshme.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 07, 2006 12:15 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Verderi i "rrėmben" Bajernit Kupėn e Ligės

Bajerni i Mynihut, nė dy ndeshjet zyrtare, nuk ka arritur tė gjejė rrugėn e rrjetės


Dopietė e Klasniēit, ndėrsa Bajerni nuk ka shėnuar akoma asnjė gol nė dy ndeshje zyrtare. Nė Gjermani thonė se Kupa e Ligės nuk ėshtė njė ogur i mirė pėr fitimin e kampionatit, gjithmonė nėse trofeu nuk i shkon Bajernit. Nė historinė e kėtij kompeticioni, njė tip superkupe e inaguruar nė vitin 1997, dopieta u ka takuar vetėm bavarezėve nė vitet 1998, 1999, 2000 dhe 2004. Pėr fitueset e tjera, Hertėn, Hamburgun dhe Shalken, nuk ėshtė pėrsėritur i njėjti sukses ashtu sikurse i Bajernit. Faktet dhe statistikat nuk e kėnaqin aspak Verderin, i cili dje e ka arritur pėr herė tė parė kėtė trofe, duke parė qė ėshtė trofeu i 14-tė nė 107 vite tė ekzistencės si klub. Dy gola tė shėnuar nga Ivan Klasniē, si gjithmonė mė i zoti nė klubin e tij sesa me pėrfaqėsuesen kroate, kanė fiksuar rezultatin nė 2-0 pėr Bremenin. Skuadra e vendit tė dytė nė Gjermani ka arritur tė shėnojė me anė tė njė goditjeje nga dhjetė metra dhe nga njė tjetėr, e ardhur nga njė goditje e lirė. Nga njė gol pėr ēdo pjesė, goli i parė ėshtė shėnuar nė minutėn e 29-tė dhe i dyti me tė njėjtin autor nė minutėn e 66-tė dhe disa raste tė shpėrdoruara. Verderi ka treguar gjendje mė tė mirė fizike. Pa Borovskin, i sapombėrrituri nga portugezėt e Portos, Diego, ka qenė "timonieri" i mesfushės, rol tė cilin e ka luajtur i larguari te Bordoja, Johan Miku. Santa kruz nuk ka arritur tė zėvendėsojė Mikael Balakun dhe pėr mė tepėr as Dos Santos, i futur nė pjesės e dytė, nuk ka arritur tė bėjė ndonjė gjė mė shumė. "Banda" e Magatit nuk ka shėnuar akoma asnjė gol nė dy ndeshjet e para zyrtare. Podolski ka arritur tė gjejė rrjetėn, por goli i tij ėshtė anuluar pa tė drejtė nga asistenti pėr pozicion jashtė loje. Trajneri Magat ėshtė justifikuar pėrsėri, duke deklaruar se faji ėshtė i gjendjes fizike, e cila ėshtė disi larg optimales, pėr shkak se disa nga lojtarėt kyē tė skuadrės kanė luajtur nė botėror. Rumenige ka lėnė tė kuptohet se Kupa e Ligės ėshtė shumė pak tėrheqėse, duke e krahasuar me njė turne qė Bajerni do tė organizonte nė ndonjė vend nė Azi. Lajmi mė interesant qė vjen nga Mynihu, ėshtė se portat e pėrdorura nė "Allianz Arena" gjatė botėrorit, i janė shitur njė zoterie pėr 940 euro, i cili ka deklaruar se do t'i pėrdorė pėr tė stėrvitur fėmijėt e tij. Nėse do tė arrinte tė mblidhte 66 mijė persona rreth shtėpisė sė tij, do tė arrinte tė krijonte njė atmosferė tė vėrtetė botėrori.



Hargrivs kėrkon Premier Ligėn!

Mesfushori 25-vjeēar i Bajernit ka deklaruar se do t'i pėlqente eksperienca nė Angli


Ouen Hargrivs ka bėrė tė qartė dėshirėn e tij pėr tė luajtur nė ndonjė nga klubet mė tė rėndėsishme tė Premier Ligės. Mesfushori 25-vjeēar i Bajernit tė Mynihut ka pėrfituar shumė nga forma e mirė qė tregoi nė "Gjermani 2006", falė lojės sė mirė ku pa asnjė dyshim ishte lojtari mė i mirė nė fushė nė ndeshjen Angli-Portugali, nė tė cilėn skuadra e ishullore u eliminua nga pika e bardhė. Ndėrkohė qė Hargrivsi duket i stabilizuar nė Gjermani me kampionėt e Bajernit tė Mynihut, ai mbetet nė favor tė njė lėvizjeje nė Angli me njė nga klubet kryesore tė Premier Ligės. "Jam ende i ri dhe kam qenė me fat qė kam luajtur me njė klub tė madh si Bajerni, i cili ėshtė njė nga klubet mė tė mėdha europiane, por do tė ishte fantastike nėse do tė mė jepej mundėsia tė luaja me njė skuadėr tė madhe nė Angli", - tha ai. Hargrivsi ėshtė i mendimit se lojtarėt e pėrfaqėsueses angleze si dhe menaxhimi i saj mbajnė pėrgjegjėsi tė barabarta pėr eliminimin e Anglisė nga botėrori. "Ndonjėherė gjykohesh pėr atė qė ke arritur dhe ndonjėherė pėr atė qė nuk ke arritur. Nė tė vėrtetė, asnjėherė nuk dolėm nė lojėn tonė, - tha ai pėr BBC-nė. - Tė gjithė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi. Nėse humbet nga goditja e penalltive, atėherė gjithēka bėhet mė shumė negative. Nėse do tė kishim arritur nė gjysmėfinale, atėherė gjithēka do tė ishte mė ndryshe, por nuk ishte rasti, prandaj tė gjithė mundohen tė kuptojnė pse ka ndodhur kėshtu".


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 08, 2006 11:51 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Krespo: Derbin e fitoi Interi

Sulmuesi argjentinas ėshtė bėrė zyrtarisht lojtar i zikaltėrve qė prej ditės sė djeshme dhe ka nėnshkruar pėr dy vite


Tani ka mbėrritur edhe zyrtarizimi: Hernan Krespo kthehet tek Interi. Kėtė e ka bėrė tė ditur klubi zikaltėr pėrmes njė buletini tė publikuar nė faqen e tij nė internet. Formula e transferimit tė golashėnuesit argjentinas ka qenė falas pėr dy vite (deri mė 30 qershor tė 2008-s), me tė drejtė rimarrjeje nga ana e Ēelsit nė pėrfundim tė sezonit tė parė. Sulmuesi u prezantua dje pranė selisė sė klubit nė Rrugėn "Durini" tė qytetit tė Milanos, nė orėn 16.30. Ja cilat kanė qenė fjalėt e para tė flokėgjatit si interist: "Nė gusht tė 2003-shit u largova nga Pinetina duke qarė dhe tani kthehem tek Interi duke buzėqeshur." Hernan Krespo, i cili qė prej ditės sė djeshme u rilidh zyrtarisht me Interin pėrmes njė huazimi dyvjeēar nga ana e Ēelsit, u duk tepėr i lumtur pėr rikthimin e tij nė Itali. Rreth 100 tifozė e pėrshėndetėn me shumė ngrohtėsi atė pėrpara hyrjes sė selisė sė klubit zikaltėr, nė qendėr tė Milanos, nė ditėn e prezantimit tė tij: ata kėrcenin dhe kėndonin duke thirrur emrin e tij dhe ai buzėqeshte, duke mbajtur nė qafė njė shall me ngjyrat zikaltėr tė Interit. "Dua tė falėnderoj Moratin, Manēinin, Orialin dhe Brankėn. Ndihem i lumtur, - bėri tė ditur argjentinasi, i cili sapo ka marrė edhe nėnshtetėsinė italiane, - qė kanė pasur besim tek unė dhe do t'ua shpėrblej pėr kėtė. Forca dhe bindja qė pėrdori Interi pėr tė mė marrė, ka qenė mė e madhe se ajo e Milanit dhe kjo mė mbush me krenari." Me siguri krenarė do tė ndihen edhe tifozėt e Interit pas kėtyre fjalėve, pasi ky pa frikė mund tė konsiderohet fare mirė si derbi i parė i fituar nė kėtė sezon. Hernan Krespo e kurorėzoi ėndrrėn e tij. Pas njė viti "azili" tė detyruar nė Londėr, sulmuesi argjentinas, i cili prej pak ditėsh ka marrė nėnshtetėsinė italiane, do tė kthehet tė luajė nė Itali. Qė golashėnuesi kishte gjasa "tė kthehej nė hapat e tij", kjo ishte nuhatur me kohė, por dyshimi se cila prej dy skuadrave milaneze do tė kishte pritur, u shua vetėm nė ēastin e zyrtarizimit nga ana e klubit zikaltėr. Nė fakt, vetėm nė ēastet e fundit Interi e ka fituar konkurrencėn me Milanin, duke arritur mė parė marrėveshjen me lojtarin dhe mė pas atė me Ēelsin e Abramoviēit. Praktikat pėr federimin u kompletuan dje nė mėngjes, kur Krespo nėnshkroi njė kontratė dyvjeēare me skadencė mė 30 qershor tė 2008-s. Formula e transferimit ka qenė falas pėr dy vite, me tė drejtė rimarrjeje nga ana e Ēelsit nė pėrfundim tė sezonit tė parė.
Dhe kėshtu qė nė pritje pėr tė parė se ē'do tė bėhet me ēėshtjen Toni, Morati ka marrė masa, duke i shtuar sulmit njė lojtar, i cili pėrbėn njė garanci tė vėrtetė. Sė bashku me Adrianon, Martinsin, Kruzin dhe Rekobėn, Krespo kandidon pėr njė rol si protagonist nė sezonin e ardhshėm tė Interit. Me fanellėn qė kishte milituar edhe nė sezonin 2002/2003, duke shėnuar shtatė gola nė kampionat dhe nėntė nė Ligėn e Kampioneve.



Spaleti: Romės i duhen dy blerje tė vėrteta

Mundėsia pėr Romėn ėshtė e papėrsėritshme. Tani qė Milani do ta nisė kampionatin me -8 pikė dhe kur Juvja ndodhet nė Serinė B, verdhekuqtė kanė mundėsi tė luftojnė me Interin pėr titullin 2006 07


Mundėsia pėr Romėn ėshtė e papėrsėritshme. Tani qė Milani do ta nisė kampionatin me -8 pikė dhe kur Juvja ndodhet nė Serinė B, verdhekuqtė kanė mundėsi tė luftojnė me Interin pėr titullin 2006 07. Luēiano Spaleti e di kėtė dhe ndaj u ka kėrkuar drejtuesve pėrforcimet e duhura pėr ta bėrė skuadrėn konkurruese si nė kampionat, ashtu edhe nė Champions. Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen "Il Romanista", trajneri i verdhekuqve ka shprehur shqetėsimin e tij pėr merkaton pasive tė kryeqytetasve: "Kėshtu siē jemi, nėse nuk ndryshon mė gjė, jemi tė tretėt, - tha Spaleti. - Mė pas mund tė pėrmirėsohemi, por pėr momentin Interi dhe Milani janė mė tė fortė se ne. Na duhen dy blerje tė vėrteta, dy futbollistė qė t'i mundėsojnė skuadrės tė bėjė njė kapėrcim tė nevojshėm cilėsie." Gjatė kėtyre ditėve ėshtė folur pėr Alu Diarranė e Lensit, Espoziton e Kaljarit dhe Pizarron e Interit. Pėr Vuēiniēin s'ėshtė bėrė gjė, Spaletit i mjafton Mido dhe ka besim te Montela: "Egjiptiani po pėrmirėsohet, i mungon pak shkėlqim mė tepėr, sepse ėshtė i lodhur, por duhet tė vazhdojė tė stėrvitet. Kam shumė besim te Montela, jam i sigurt se e ka lėnė pas dėmtimin." Kėshtu qė nuk ka sulmues tjetėr, pasi mungojnė fondet dhe duhet zgjedhur mirė: "Nuk kam ndėr mend tė grindem me drejtuesit, kam besim te klubi qė mė ka thėnė se synon tė pėrmirėsohemi dhe tė ndėrtojmė njė skuadėr mė tė fortė."


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 08, 2006 11:55 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Van der Mejde, nė spital pas helmimit nga pija

Fundjava e hapjes sė sezonit futbollistik ka shėnuar disa "tė plagosur",


Fundjava e hapjes sė sezonit futbollistik ka shėnuar disa "tė plagosur", me Sėr Bobi Robsonin dhe Luk Ēeduik qė u sėmurėn papritur, por tani vjen edhe njė i sėmurė mė i pazakontė: mesfushori i Evertonit, Van der Mejde, ėshtė shtruar nė spital pėr shkak tė helmimit nga pija. Van der Mejde filloi tė mos ndihej mirė nė shtėpinė e vet nė Uirral, nė orėt e para tė mėngjesit. Besohet se holandezin e kanė helmuar qėllimisht gjatė njė nate "tė nxehtė" nė zonėn e famshme tė Liverpulit, "Albert Dock Area". Mė pas ai ėshtė dėrguar nė spital me probleme me frymėmarrjen. Njė zėdhėnės i policisė tha se ka filluar hetimi, ku pėrfshihet monitorimi i regjistrimeve tė kamerave tė sigurisė sė 2-3 klubeve qė ka frekuentuar lojtari. Klubi i Evertonit e konfirmoi sėmurjen e Van der Mejdes dhe ka shtuar se do tė japė komentet vetėm pas rezultateve tė hetimit pėr rrethanat e incidentit.



Galasi do tė largohet, Milani e pret

Mbrojtėsi francez i Ēelsit i ka pėrsėritur edhe njė herė skuadrės sė tij kėrkesėn pėr t'u larguar


"Ka disa gjėra qė nuk mė kanė pėlqyer. Tani duhet tė flas me shoqėrinė. Mourinjo dėshiron tė mė mbajė, por unė kėrkoj tė largohem". Kėshtu ėshtė shprehur mbrojtėsi, ndėrkohė qė grepat pėr tė janė hedhur tashmė nga Milani, Reali dhe Arsenali.
Njė sulmues, ka shumė mundėsi Ibrahimoviēi. Por jo vetėm ai. Milani vazhdon merkaton me dėshirėn pėr tė blerė, edhe pse nuk ėshtė se e ka domosdoshmėrisht tė nevojshme. Ardhja e njė sulmuesi ėshtė fakt i kryer, qė nga largimi i Shevēenkos te Ēelsi, por duhet tė presim vetėm pėr ditėn dhe emrin e lojtarit, qė me sa duket do tė jetė ai i Ibrahimoviēit. Pastaj ėshtė edhe Bufon, qė ėshtė diēka mė pak se njė mundėsi e sigurt, por shumė mė tepėr se njė ėndėrr: Juventusi e kishte marrė parasysh hipotezėn e shkėmbimit me Abiatin, kėshtu qė ekziston mundėsia qė Juventusi tė lėshojė portierin e kombėtares. Por pėr kėtė, Milani duhet tė dorėzojė njė ofertė tė parefuzueshme. Kėtu duhet vlerėsuar edhe dėshira e Bufonit qė i ka deklaruar besnikėri Juves, por qė do tė pranonte transferimin te kuqezinjtė pėr tė luajtur nė Europė. Sidoqoftė, tratativat e mėdha tė Milanit janė tė lidhura me kualifikimin nė Ligėn e Kampioneve. Nė 2002-shin, pas eliminimit tė vuajtur tė Slovan Liberec, Galiani i dhuroi Anēelotit Alesandro Nestėn dhe i zgjati kontratėn Alesandro Kostakurtės. Kėtė vit, emri i duhur mund tė jetė ai i Uilliam Galasit qė dje deklaroi se kėrkon tė largohet nga Ēelsi. "Ka disa gjėra qė nuk mė kanė pėlqyer. Mourinjo dėshiron tė mė mbajė, por unė kėrkoj tė largohem", - kanė qenė fjalėt e francezit. Galasin e pėlqen edhe Reali i Madridit, edhe pse skuadra mė e gatshme pėr ta blerė ėshtė Arsenali, siē ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Pierr Frelo.
Nė pranverė, pėr mbrojtjen e Milanit, Galasi dhe Zambrota ishin dy zgjedhjet e para. Pastaj Milani ndryshoi strategji (edhe i detyruar nga skandali) dhe vendosi tė marrė Bonerėn, duke ia marrė nga duart Interit para disa javėsh. Nga ana sasiore, reparti i mbrojtjes ėshtė i kompletuar, por vazhdojnė dyshimet pėr gjendjen fizike tė Maldinit dhe Kafusė, shpesh i pėrfolur edhe pėr probleme personale nė Brazil. Pikėrisht dje braziliani ka folur pėr "Milan Channel": "Jemi shumė tė qetė dhe tė karikuar. Tė mėrkurėn kemi njė sfidė shumė tė rėndėsishme me Crvena Zvezdėn. Shpresojmė qė stadiumi tė mbushet plot, sepse do tė kemi nevojė. Shokėt e ekipit janė tė qetė, ėshtė normale qė janė edhe pak tė zemėruar pėr gjithēka qė ndodhi gjatė verės. Pėr botėrorin nuk mendoj mė. Po tė kujtoj atė zhgėnjim, nuk mė ndihmon tė luaj mirė me Milanin."



--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 08, 2006 11:59 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Barēa-Real dhe rivaliteti financiar!

Kampionėt e Spanjės dhe tė Europės besojnė se nė tė ardhmen do tė tejkalojnė fitimet e Realit


Kampionėt e Spanjės dhe tė Europės, Barcelona, besojnė nė aftėsitė e tyre dhe mendojnė se mund tė kalojnė Realin e Madridit pėr sa u pėrket fitimeve. Reali ėshtė klubi qė pėrfiton mė shumė tė ardhura nė tė gjithė globin. "Pėr momentin, Barēa ėshtė skuadra mė e fortė nė botė dhe kjo kuptohet nga mėnyra se si trajtohemi kudo qė shkojmė, nė ēdo pjesė tė rruzullit tokėsor, - tha drejtori i marketingut tė katalanasve, Esteve Kalzada, pėr tė pėrditshmen sportive "Marca". - Barēa ėshtė "marka" numėr njė nė tė gjithė botėn e futbollit dhe niveli ynė i rritjes ėshtė mė i madh se i ēdo klubi tjetėr". Klubi katalanas ėshtė pozicionuar nė vendin e gjashtė nė renditjen e klubeve mė tė pasura tė botės sė futbollit, njė listė e bėrė nga konsultuesit e "Deloitte" nė muajin shkurt. Reali i Madridit ėshtė nė krye tė klasifikimit, pėrpara Manēester Junajtidit, Milanit, Juventusit dhe Ēelsit. Qė nga muaji shkurt, Barēa, e cila ka nė pronėsi "yje tė tilla si Ronaldinjo, Samuel Eto, Deko dhe Lionel Mesi, kanė fituar titullin kampion tė Spanjės dhe Ligėn e Kampioneve, ndėrsa Reali ka pėrmbyllur sezonin e tretė radhazi pa fituar njė trofe tė rėndėsishėm. Barēa po zhvillon njė turne promocional nė Meksikė dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku ka mbledhur turma tė mėdha nė ndeshjet miqėsore me Klub Tigres dhe Ēivas Guadalahara. Kalzada tha se interesi pėr turin e klubit ka qenė shumė mė i madh nga interesi qė u tregua kur ata qė vizituan Amerikėn e Veriut pėr herė tė parė nė vitin 2003. "Tre vjet mė parė, tifozėt erdhėn nė stadium pėr tė parė kundėshtarėt tanė... tani stadiumet jemi duke i mbushur ne. Nė Los Anxhelos (pėr ndeshjen miqėsore ndaj Ēivas Guadalahara) u shitėn 90 mijė bileta, njė rekord pėr njė ndeshje miqėsore dhe pėr ndeshjen e ardhshme janė shitur 50 mijė bileta". Javėn e kaluar, Barcelona ka firmosur njė kontratė me "gjigantėt" e komunikimit dhe tė argėtimit, "Warner Bros", pėr tė promovuar, shpėrndarė dhe shitur produktet e klubit nė Amerikė. Kanė mbyllur disa marrėveshje biznesi nė Japoni, Kinė dhe Singapor, nė pėrpjekje pėr tė qenė sa mė tė pranishėm nė tregun e Lindjes sė Largėt. Kalzada mendon se stili argėtues i lojės sė Barēės ėshtė arsyeja qė ata janė mė popullorė se kampionėt e Anglisė, Ēelsi". Tė shesėsh njė produkt qė ėshtė interesant, ėshtė shumė e rėndėsishme, - tha ai. - Ēelsi fiton, por nuk arrin tė entuziazmojė tifozėt e tij".



Kristiano Ronaldo dhe "ėndrra" spanjolle!

Ka shumė pak dyshime mbi dėshirėn e Ronaldos pėr t'u larguar nga Manēester Junajtid drejt "galaktikėve" tė Realit tė Madridit


Ka shumė pak dyshime mbi dėshirėn e Ronaldos pėr t'u larguar nga Manēester Junajtid drejt "galaktikėve" tė Realit tė Madridit. Sigurisht, pėr portugezin "merengesit" do tė ishin zgjedhja e parė. Nė qoftė se Huan Miguel Vilar Mir do tė kishte fituar zgjedhjet pėr presidentin e Realit, me siguri qė tani Ronaldo do tė mbante veshur fanellėn e madrilenėve. Fakti qė Vilar Mir humbi zgjedhjet ndaj Ramon Kalderonit, ka vėnė nė pikėpyetje shumė tė madhe tė ardhmen e talentit 21-vjeēar portugez, i cili mbetet njė nga lojtarėt kyē tė skuadrės sė Sėr Aleks Fergusonit. Nėse Reali do tė rikthehet te mesfushori nė fundin e sezonit, kjo mbetet pėr t'u parė, por ka edhe disa alternativa tė tjera, ku mendohet se Valencia ėshtė e gatshme tė bėjė njė ofertė. Ata kanė si synim tė luftojnė pėr titullin me Barcelonėn dhe trajneri Kike Sanēez Flores do tė ishte i gatshėm tė ofronte 17 milionė euro plus Roberto Ajalėn, pėr tė fituar shėrbimin e Ronaldos. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė arrijnė ndonjė gjė me kėtė lloj oferte. Sė pari, Junajtidi ka deklaruar se lojtari ėshtė i pashitshėm pėr ēdo lloj ēmimi qė do tė ofrohej. Sė dyti, edhe nėse Junajtidi do tė ketė vendosur pėr ta shitur, ata nuk do tė merrnin asnjėherė nė konsideratė 17 milionė eurot. Sė fundmi, Ronaldo ka deklaruar se dėshiron tė luajė me Realin ose Barcelonėn, pra njė e ardhme e tij nė "Mestaja" do tė ishte e pamundur


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 08, 2006 12:03 pm
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Hulier: Lioni, njė "superekip"!

Tekniku i pesė herė kampionėve tė Francės ėshtė shprehur tepėr i kėnaqur nga skuadra e tij


kėnaqur nga dy blerjet e reja tė klubit (tė Skilaēit dhe suedezit Kim Kallstrom) dhe tė rritjes nė nivel tė tė rinjve Ben Arfa dhe Benzema, Zherard Hulier i ėshtė rikthyer edhe njė herė fitores me Nantėn.
- Zherard, pėrpara ndeshjes dukeshit i tendosur dhe nervoz. Nuk ka asnjė dyshim se pas ndeshjesh ndaj Nantės keni ndryshuar qėndrimin tuaj.
- Ėshtė njė nisje e mirė. Ishte e rėndėsishme tė fitonim dhe tė luanim bukur, nė mėnyrė qė t'u jepnim ekipeve tė tjera njė sinjal tė fortė.
- Edhe vitin e kaluar e fituat ndeshjen e parė me rezultat 1-0, por kėtė vit metoda duket se ka qenė tjetėr. A duhet tė themi se Lioni rrezikon ndonjė gjė kėtė vit?
- Vitin e kaluar fituam me njė Nantė mė pak tė fortė se kjo e kėtij viti. Nė ndeshjen e kėtij viti punuam shumė nė taktika. Rreziku i vetėm ėshtė qė tė mos dehemi nga fitoret dhe tė mos lėmė ndonjė gjė pas dore, si me PSG-nė ku fituam vetėm nga goditjet e penalltive. Ne nuk arritėm ta mundim PSG-nė. Duhet tė kemi kujdes. Forca jonė ėshtė te vetėbesimi dhe nuk duhet kurrsesi tė "thyejmė" kėtė ekuilibėr qė kemi formuar.
- Ēfarė keni mėsuar nga ndeshja e parė e kampionatit?
Mė pėlqen ritmi. Jo gjithmonė kam qenė i kėnaqur. Nė kohėn time kur humbisje topin, duhej ta rifitoje sa mė shpejt. Pika e vėrtetė e kthimit ishte goli i dytė. Jemi tė kėnaqur, pasi kemi mundur njė Nantė shumė tė organizuar. Barazuam shumė shpejt dhe nuk i lejuam tė krijonin besim se mund ta fitonin ndeshjen. E dija qė fizikisht ishim mė tė fortė se ata.
- Fakti qė do tė luanit me skuadrėn B, me shumė mundėsi ju ka tensionuar. Megjithatė, pasi arritėt tė fitonit, a jeni mė i lehtėsuar?
- Unė ju kam thėnė, nuk kemi njė ekip tė dytė. Tė gjitha klubet e tjera kanė skuadra me 25-30 lojtarė. Ne kemi 25, por janė tė gjithė lojtarė me cilėsi. Jam i kėnaqur nga tė rinjtė Ben Arfa dhe Benzema, por mos tė harrojmė qė lojtarėt e botėrorit nuk janė pėrfshirė akoma nė lojė


Kahn: Nuk jemi gati pėr Bundesligėn!

Portieri veteran dhe drejtuesit mendojnė se skuadra nuk ėshtė e gatshme pėr tė filluar Bundesligėn


Me vetėm njė javė tė mbetur nga fillimi i "armiqėsive" tė Bundesligės, kampionėt e Bajernit janė ende nė kėrkim tė formės dhe tė njė formacioni qė do tė arrijė te fitorja. Stafi teknik dhe drejtuesit nuk janė shumė pesimistė pėr kėtė gjendje dhe kanė nxjerrė konkluzionet nga humbja 2-0 nė finalen e Kupės sė Ligės ndaj Verder Bremenit. "Ne ishim nė gjendje tė mirė dhe nė pjesėn e parė nuk luajtėm keq, - ka pėrmbledhur trajneri Feliks Magat ndeshjen finale tė Kupės sė Ligės. - Jam i kėnaqur nga loja dhe ndėrtuam disa aksione tė mira, por pa arritur tė finalizojmė. Kemi kohė qė themi se po pėrjetojmė njė periudhė jo shumė tė mirė, pėr shkak tė Kupės sė Botės. Jam i sigurt qė nė ndeshjen e parė ndaj Dortmundit do tė jemi shumė mė tė freskėt".
Humbja e parė nė finale
Bajerni kėrkoi triumfin e gjashtė nė Kupėn e Ligės, pėrpara njė turme me 41.300 tifozė nė "Zentralstadion" tė Lajpcigut, por ėshtė kthyer me "duar bosh", pasi sulmuesi i Kroacisė, Ivan Klasniē, shėnoi dy gola nė minutėn e 29-tė dhe tė 66-tė, duke marrė hak pėr humbjen e Verderit nė finalen e 2004-s. "Nuk duhet t'i zmadhojmė gjėrat, duhet tė punojmė shumė dhe tė mos kapemi nga paniku. Ėshtė e qartė qė forma jonė ėshtė ndikuar shuma nga lojtarėt qė kanė marrė pjesė nė Kupėn e Botės, - ka arsyetuar 37-vjeēari. - Mendoj se tė gjithė qė e kanė parė ndeshjen, kanė menduar se jemi shumė larg formės qė duhej tė ishim nė kėto momente, por kjo ėshtė mėse normale pas Kupės sė Botės".
Mundėsitė e sulmit
Uli Hėnes ka qenė dakord. "E dinim qė nuk mund tė ishim nė 100% tė formės, kėshtu qė nuk mund t'i vendosnim nė vėshtirėsi kundėrshtarėt tanė. Duhet tė gjejmė ndonjė zgjidhje derisa lojtarėt tė rifitojnė formėn", - tha drejtori teknik i Bajernit. Momentet mė tė mira pėr Bajernin kanė ardhur kur Bastian Shvainstaiger luajti nė krahun e majtė dhe Ali Karimi nė tė djathtė. "Atė prisja tė shikoja", - tha Magati, duke iu referuar lojės sulmuese pas largimit tė Mikael Balakut drejt Ēelsit.
Njė gol nė minutėn e 23-tė i Lukas Podolskit ėshtė anuluar pėr pozicion jashtė loje, por Feliks Magat ka deklaruar se ai nuk ėshtė aspak i shqetėsuar pėr faktin qė skuadra e tij nuk po arrin tė shėnojė as edhe njė gol. "E di qė nuk jemi akoma nė nivelin e duhur, - tha trajneri, duke mos pranuar kritikat e mediave pėr dyshen e tij sulmuese. - Poldi dhe Roi Makai do tė kenė nevojė pėr mė shumė kohė pėr tė filluar tė kuptohen me njėri-tjetrin, - vazhdoi Magati. - Nuk ėshtė momenti i duhur pėr tė kritikuar sulmuesit. Nė tė vėrtetė, loja nė sulm mė pėlqeu. Jemi akoma nė fazė pėrgatitore dhe prandaj nuk duhet tė presim ēudira nga reparti i avancuar".


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 09, 2006 11:35 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Arsenali, gati 13.5 milionė stėrlina pėr Riberinė

Arsenali pritet tė mbyllė tratativat me Marsejėn pėr blerjen e mesfushorit Frenk Riberi, pėr tė paktėn 13.5 milionė stėrlina


Arsenali pritet tė mbyllė tratativat me Marsejėn pėr blerjen e mesfushorit Frenk Riberi, pėr tė paktėn 13.5 milionė stėrlina. Lojtari deklaroi se ėshtė nuk ėshtė finalizuar, por agjenti i tij tha se po merret parasysh oferta pėr lojtarin. Kjo do tė bėnte qė Vengeri tė lėshonte Eshli Kolin te Ēelsi pėr 25 milionė stėrlina. "S'e di ē'do bėhet me Eshli Kolin, - u shpreh Vengeri. - Kjo javė ėshtė limiti kur do tė vendoset patjetėr nėse do tė rrijė apo jo. Ne nuk jemi viktima tė emrave tė mėdhenj. Ndryshe nga parashikimet, ne u pėrmirėsuam kėto dy vjet. Kam nė ekip lojtarė mjaft tė mirė, pavarėsisht se kush largohet". Por edhe nėse Riberi shkon te Arsenali, kjo lėvizje do tė forconte kėmbėnguljen e Realit pėr tė marrė Antonio Rejesin, edhe pse Reali e kėrkonte Riberinė qė para zgjedhjeve presidenciale. Por Riberi, i grumbulluar papritur nga Domeneku pėr nė "Gjermani 2006", duke e quajtur edhe "asi nėn mėngė", deklaroi se preferon tė kalojė tek Arsenali. "Topēinjtė" kanė shprehur interes edhe pėr Galasin, si zėvendėsuesi ideal pėr Sol Kembėllin. Por me Galasin vėshtirė se do tė fitojnė konkurrencėn me Realin, edhe pse Ēelsi preferon t'ia shesė mė mirė njė klubi spanjoll, sesa njė rivali direkt nė Premier Ligė. Me kėto premisa, largimi i Eshli Kolit pritet tė konfirmohet pėrpara fundjavės. Mbrojtėsi u la jashtė ekipit qė udhėtoi mbrėmė nė Zagreb pėr takimin paraeliminator tė "Championsit".



Shevēenko: Nostalgji pėr Milanin

Sulmueli i Ēelsit mendon se ish-skuadra e tij do ta kalojnė turin, sepse ėshtė mė e fortė se Crvena Zvezda


Eshtė i parashikueshėm efekti qė do tė krijojė: nostalgji. Milani nė "San Siro" pa Andrei Shevēenkon ėshtė si takimi i parė pas fundit tė njė dashurie tė madhe. Njė pėrzierje ndjenjash: malinkoli, kureshtje, zemėrim dhe dėshirė pėr ta mbyllur atė kapitull. Sheva mori me vete nė Londėr klasin, familjen, veshjet dhe kėpucėt. Por ka lėnė nė Itali 173 gola qė pėrbėjnė njė hise tė mirė tė historisė kuqezi: vetėm Nordali ka shėnuar mė tepėr se ai me kėtė uniformė. Qė mė 1999-n, Andrei nuk ka munguar asnjėherė nė debutimin sezonal tė Milanit nėpėr kupa. Por sot ai nuk do tė luajė; dhe nuk do tė jetė njė ndeshje si tė tjerat.
LAMTUMIRA. Dje Andrei patjetėr qė i ka kushtuar disa mendime ish skuadrės dhe sot mbrėma do tė pyesė ndonjė mik milanez pėr rezultatin nė kohė reale. Mjafton njė telefonatė apo njė mesazh pėr tė demonstruar atė lidhje tė veēantė qė nuk ėshtė venitur aspak pas transferimit nė Londėr. "Milanin e kam gjithmonė nė zemėr, - konfirmon Andrei. - U uroj ish shokėve tė ekipit qė ta kalojnė turin dhe ashtu do tė ndodhė, sepse janė mė tė fortė se Crvena Zvezda. Do tė ishte bukur qė nė finalen e Athinės, tė kishim njė sfidė midis Milanit dhe Ēelsit"


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 09, 2006 11:39 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Kuqezinjtė, mbrojtja 142-vjeēare kundėr Zvezdės

Milani do tė pėrballet me njė emergjencė nė mbrojtje nė Champions League ndaj serbėve


Aventura e Milanit nė Ligėn e Kampioneve nis sot nė ndeshjen e parė tė turit tė tretė paraeliminator ndaj Crvena Zvezdės. Nė "San Siro" kuqezinjtė janė logjikisht favoritėt, por forma jo shumė e mirė dhe mungesa e disa kampionėve e vėnė nė rrezik ecurinė e ndeshjes. Nė fushė do tė zbresė "garda e vjetėr" dhe njė mbrojtje emergjence me Kafunė, Kostakurtėn, Simiēin dhe Serzhinjon, pėr shkak tė mungesės sė Maldinit, Nestės dhe Kalaxes.
Nė fillim ishte shumė e ėndėrruara, tani ėshtė shumė e rrezikshmja: e kemi fjalėn pėr Ligėn e Kampioneve, tė cilėn Milani e kishte arritur nė fushė, qė mė pas iu hoq nga vendimi i "Caf"-it dhe iu ridha me apel nga Gjykata Federale pėr shkak tė "Calciopali"-t dhe mė pas edhe UEFA bėri disa orvatje pėr pranimin e tyre. Pėr gjithė kėtė qė ndodhi, kuqezinjve iu desh tė thėrrisnin sa hap e mbyll sytė lojtarėt e kombėtareve qė ndodheshin me pushime, pėr tė bėrė tė mundur qė tė mos paraqiteshin nė kėtė veprimtari nė gjendje mjerane dhe me pak lojtarė. Njė ndryshim programi, qė pėr momentin e ka prekur edhe merkaton, ku deri tani kuqezinjtė kanė qenė thuajse plotėsisht joaktivė. Megjithatė, tifozėt s'do t'ia kursejnė mbėshtetjen e tyre skuadrės nė njė moment kaq delikat. Crvena Zvezda ėshtė njė kundėrshtar pėr t'u respektuar: pėr kėtė arsye Karlo Anēeloti do t'i besojė "gardės sė vjetėr", e cila me pėrvojėn e saj mund tė jetė nė gjendje t'u bėjė ballė disa anėve negative. Kafu, Kostakurta, Simiē dhe Serzhinjo do tė luajnė nė mbrojtje: i pari, 36 vjeē, ka ndjekur njė program pune tė veēantė nė Brazil pėr t'u riaftėsuar. "Billy" ėshtė 40 vjeē, kroati po shkon drejt moshės 31 vjeēare dhe anėsori sapo e ka kalauar moshėn 35-vjeēare. Sigurisht, ka rreziqe, por s'ka si tė veprohet ndryshe pėr t'u bėrė ballė mungesave tė Nestės, Maldinit dhe Kalaxes. Nė mesfushė e kanė vendin tė sigurt Sedorfi dhe Ambrozini, pėr sa u takon tė tjerave do t'u besohet kampionėve tė botės, Gatuzo, Pirlo, Inzagi (mbush 33 vjeē sot) dhe Xhilardino. Pėr tė mos folur pėr Kakanė, autonomia e tė cilit ėshtė ajo qė e dinė tė gjithė. Nė ndeshjen e kthimit nė Beograd, mė 22 gusht, do tė jetė krejt njė histori tjetėr.




Toni: Po qėndroj nė Firence

Pas takimit mes pronarin e Fiorentinės sulmuesi vjollcė ka vendosur tė mos largohet


Ėshtė mbyllur telenovela e Luka Tonit me klubin e Fiorentinės. "Qėndrova falė shokėve tė mi. Mjaftoi vetėm njė bisedė e shkurtėr me Diego Dela Valen pėr tė mbyllur kėtė ēėshtje. E shkurtėr ka qenė edhe biseda me tranjerin Prandeli dhe me shokėt e tjerė tė ekipit. Ata mė dhanė dėshirėn pėr tė qėndruar. Do tė jetė njė sfidė e re. Kam shumė dėshirė tė rifilloj gjithēka, sepse dua tė arrij njė objektiv tė madh nė kėtė kampionat, - thanė Toni nė njė konferencė pėr shtyp. - Championsi? Do tė kishte qenė diēka e bukur, por tani mjaft me merkaton."
"Luka kuptoi gjithēka dhe do tė qėndrojė kėtu me ne, ai ėshtė dhe mbetet njė lojtar i madh. Ai do tė vazhdojė tė japė maksimumin pėr Fiorentinėn, duke u stėrvitur me shokėt. Fabula pati njė mbyllje tė bukur". Ka qenė kjo deklarata e Diego Dela Vales pas takimit me sulmuesin vjollcė nė grumbullimin nė San Piero a Sieve. Pronari i Fiorentinės u paraqit nė njė konferencė pėr shtyp, i shoqėruar nga vetė lojtari dhe nga drejtori sportiv, Pantaleo Korvino.
Dita e parė me skuadrėn - Dje nė mėngjes, Toni kreu stėrvitjen e parė me shokėt, pasi tė hėnėn nė mbrėmje kishte mbėrritur nė grumbullim pas pushimeve tė botėrorit. Ai kreu njė punė tė veēantė, mė parė nė fushė dhe mė pas nė palestėr, ndėrsa pjesa tjetėr e skuadrės punoi pėr taktikėn. Por mbi tė gjitha, dita e djeshme ishte e rėndėsishme pėr tė vendosur tė ardhmen e tij. Nė fakt, ai u takua aty me pronarin Dela Vale nė mesditė, kėshtu qė ata sė bashku me drejtuesit dhe lojtarėt e tjerė u larguan nga fusha. Dela Vale dhe Toni udhėtuan me tė njėjtėn veturė, me xhama tė errėt, qė drejtohej nga shoferi


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
charlie
Posted: August 09, 2006 11:42 am
Quote Post


Advanced Member
***

Group: Members
Posts: 389
Member No.: 39
Joined: July 31, 2006



Markos Sena, drejt "Old Trafford"!

Vilareali do tė lejojė mesfushorin e tij, Markos Sena, pėr tė lėvizur te Manēester Junajtid nėse klubi anglez do tė bėjė njė ofertė tė mirė pėr lojtarin e pėrfaqėsueses spanjolle. "Manēesteri na telefonoi javėn e kaluar dhe na pyeti nėse jemi tė pėrgatitur pėr tė biseduar pėr transferimin e Senės", - ka thėnė drejtori teknik i Vilarealit, Hose Manuel Llaneza. - Nėse oferta do tė jetė e pranueshme, klubi do tė jetė dakord pėr ta shitur".




Valencia: tani objektivi Simao Sabrosa

Valencia i ka dhėnė fund interesimit pėr mesfushorin Kristiano Ronaldo dhe tani po kėrkon tė blejė shokun e tij te skuadra pėrfaqėsuese, Simao Sabrozėn. "Ylli" i Benfikės, Simao, ka hapur bisedimet me spanjollėt dhe mendohet se do tė arrihet njė marrėveshje nė ditėt e ardhshme. "Mendoj se gjatė kėsaj jave do tė ndodhė diēka", - tha drejtori teknik i Valencias, Amedeo Karboni.


--------------------
іи ѕтaте оf тяaиcє


www.cyber-fight.com & www.kujtesa.com
PM
Top
1 User(s) are reading this topic (1 Guests and 0 Anonymous Users)
0 Members:

Topic Options Pages: (3) [1] 2 3  Reply to this topicStart new topicStart Poll